29 August 2014
Bordi i FBK-së ka vendosur që të miratojë propozimin e sekretarit të përgjithshëm të FBK-së, Leart Hoxha, që për sezonin 2014/15 të ua vazhdojë mandatin komesarëve të garave nga sezoni i kaluar.
Kështu Bajrush Ademi është emëruar komesar i garave për ETC Superligën, Ligën e Parë dhe ETC Ligën e Femrave për sezonin 2014/15, kurse Faton Kurshumlija është emëruar komesar i garave për kategoritë e reja.