Kombëtarja e Kosovës U18 e femrave ka zhvilluar ndeshje miqësore me Maqedoninë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Në ndeshjen e parë miqësore në kuadër të përgatitjeve, Kosova u mposht nga Maqedonia 35:51.
Deri kah mesi i çerekut të dytë rezultati ka qenë i barabartë dhe epërsia e ekipeve nuk shkonte më shumë 4 pikë.
Mirëpo, në çerekun e dytë Maqedonia hyri në një seri shumë të suksesshme 17:2 duke siguruar epërsi 35:17, që i mundësoi pjesë të dytë shumë më të qetë.
Epërsia e vashave maqedonase mbeti konstante përgjatë njëzet minutave të dytë dhe ndeshja përfundoi me 16 pikë epërsi për mysafiret.
Ndeshja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë U18 Femrat zhvillohet të martën.