Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina (F), i mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Departamenti i Sportit në MKRS organizoi turne për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtit. Në këtë turne morrën pjesë Sigal Prishtina, Bashkimi, Trepça, Drita, Kastrioti dhe Penza.
Në atmosferë të vërtetë sportive, turneu më shumë pati karakter relaksues dhe festiv sesa karakter të fortë garues.
Në fund Sigal Prishtina luajti në finale me ekipin e Bashkimit dhe shënoi fitore duke u shpallur fituese e këtij turneu.
Lojtarja më e mirë e turneut u shpall Gentiana Ismaili.