Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vazhdojnë grumbullimet dhe kampet përzgjedhëse për gjenerata të reja (meshkuj-femra)

  • Vazhdojnë grumbullimet dhe kampet përzgjedhëse për gjenerata të reja (meshkuj-femra)
13 October 2015

Koordinatori i gjeneratave të reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), trajneri amerikan Chris Dial i ka ftuar në grumbullimet e radhës Përfaqësuesen e gjerë të U-16 dhe atë të U-18 në konkurrencën e meshkujve. Grumbullimet do të mbahen të shtunën (17.10.2015) në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Për orarin e saktë të grumbullimit Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do t’ju njoftojë ditën e enjte.

Ndërkaq Dial ka vendosur që të vazhdojë me kampet përzgjedhëse në konkurrencën e femrave për grupmoshat U-14 dhe U-16, ndërsa me U-18 do ta mbaj grumbullimin e dytë.

Me vajzat, kampet përzgjedhëse dhe grumbullimi do të mbahen të dielën (17.10.2015) po ashtu në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, kurse për orarin e saktë të grumbullimit FBK do t’ju njoftojë ditën e enjte.