Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vëmendja në Prizren dhe Ferizaj

  • Vëmendja në Prizren dhe Ferizaj
4 November 2014

Të mërkurën dhe të enjten zhvillohen ndeshjet e xhiros së gjashtë të ETC Superligës. Ajo që është e sigurt është se pas kësaj xhiroje do të kemi vetëm një ekip pa fitore, kurse në këtë xhiro mund të kemi edhe krijimin e diferencave të qarta ndërmjet ekipeve të katërshes së madhe.

Të mërkurën zhvillohet vetëm një ndeshje, në Gjakovë takohen Vëllaznimi dhe Peja. Ekipi vendës humbi në mënyrën më dramatike të mundshme nga Kosova e Re Bashkimi dhe tashmë hyn në “mision të pamundur” që kundër Pejës të kompensojë humbjen nga prizrenasit.

Peja në anën tjetër duhet të tregojë që në ETC Superligë është ekip stabil që mund të vargojë fitore, gjë që nuk po i shkon për dore në ligën ballkanike BIBL.

Ky takim zhvillohet nesër dhe fillon në ora 18:00.

Derbi i xhiros zhvillohet në Prizren në palestrën Sezai Surroi. Kosova e Re Bashkimi pasi u nxor në sekondën fundit nga humbja në Gjakovë e pret Trepçën dhe kërkon që të imponohet si ekipi i tretë në ligë.

Në anën tjetër mitrovicasit u dorëzuan herët kundër Sigal Prishtinës, mirëpo, kanë një ekip që pa dyshim se mund t'i bëjë ballë prizrenasve dhe takimi pritet të jetë shumë interesant.

Kosova e Re Bashkimi dhe Trepça takohen të enjten me fillim në ora 19:00.

Në tabelën e ETC Superligës janë dy ekipe që kanë nga pesë humbje në pesë ndeshje dhe pikërisht këto dy ekipe do të takohen në Ferizaj. Kastrioti ose Besa do të shënojë fitoren e parë këtë sezon dhe të dyja ekipet për këtë ndeshje do të hyjnë edhe me përforcime të konsiderueshme në përbërje.

Kastrioti ka paraqitur për regjistrim fundorin amerikan Vincent Williams dhe lojtarin vendor Enes Haxhibuliq, kurse Besa ka paraqitur për regjistrim amerikanin Philip Brooks, ish plej mejkerin e Kosova e Re Bashkimit, i cili këtë sezon e nisi në ABA Strumica të Maqedonisë dhe në rast të kompletimit të dokumentacionit do të mund të luajë në ndeshjen vendimtare të Besës në pjesën e parë të sezonit.

Derbi i fundit i tabelës së ETC Superligës zhvillohet të enjten dhe fillon në ora 20:00.

Këtë xhiro zhvillohet edhe takimi ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Golden Eagle Ylli ka gjasa minimale për të bërë befasi në këtë ndeshje, por do të jetë ky një rast i mirë që edhe një herë palestra 13 qershori të mbushet me shikues, që për klubin vendës është faktor shumë më rëndësi.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten në ora 18:00.