Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vendim i Bordit Ekzekutiv për Plasman

  • Vendim i Bordit Ekzekutiv për Plasman
22 May 2020

Në mbledhjen e vet të rregullt të mbajtur më 19 maj 2020, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare të përcaktuara në nenin 21, sot unanimisht ka marrë vendimin në vijim lidhur me rezultatet dhe arritshmërinë në të gjitha kategoritë seniore për stinorin 2019/2020. 

Pas ndërprerjes, pezullimit dhe anulimit të garave të të gjitha kategorive seniore, Bordi Ekzekutiv i FBK-së ka vendosur që në asnjë kategori të mos shpallet kampioni dhe mos akordojë tituj sportivë, por që renditja përfundimtare momentale në garat seniore te meshkujt të merret për bazë ekskluzivisht vetëm për përcaktimin e ngritjes apo rënies nga niveli i garimit, në bazë të Rregullores së Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Propozicioneve të Garave për stinorin 2019-2020, si më poshtë:

KB Lipjani, i renditur në pozitën e fundit, dhe KB Feronikeli, i renditur në pozitën e parafundit në Superligë, bien në një rang më të ulët garimi, largohen nga Superliga e Kosovës dhe në edicionin 2020-21 të garojnë në Ligën e Parë të Meshkujve.

KB Trepça, e renditur e shtata në Superligë, do të luajë ndeshjet e Play-Out-it për të luftuar për ruajtjen e statusit të ekipit garues në Superligën e Kosovës.

KB Vëllaznimi, i renditur në vendin e parë në Ligën e Parë, promovohet në një rang më të lartë të garave dhe në edicionin 2020-21 do të bëjë gara në Superligën e Kosovës.

KB AS Prishtina, e renditur e dyta në Ligën e Parë, do të zhvillojë ndeshjet e Play-Out-it me KB Trepça në luftë për të siguruar statusin e ekipit të fundit të Superligës për stinorin 2020-21.

KB Borea, e renditur e fundit në Ligën e Parë, largohet nga Liga e Parë dhe në edicionin 2020-2021 do të garojë në Ligën e Dytë.

KB NewBasket, i renditur si i parafundit në Ligën e Parë, do të luajë ndeshjet e Play-Out-it për të luftuar për ruajtjen e statusit të ekipit garues në Ligën e Parë.

KB Megasport, i renditur në vendin e parë në Ligën e Dytë, promovohet në një rang më të lartë të garave dhe në edicionin 2020-21 do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës.

KB AS Kastrioti, i renditur si i dyti në Ligën e Dytë, do të zhvillojë ndeshjet e Play-Out-it me KB NewBasket në luftë për të siguruar statusin e ekipit të fundit të Ligës së Parë për stinorin 2020-21.

Të gjitha ndeshjet e Play-Out-it sipas këtij vendimi do të luhen në muajin shtator para fillimit të garave të stinorit 2020-21, në orare e afate të cilat do të bëhen të njohura më pas. 

Ky vendim hyn në fuqi në datën e miratimit të tij nga Bordi Ekzekutiv i Federatës së Basketbollit të Kosovës.