Në bazë të kompetencave të veta statutore dhe procedurës së përcaktuar në Rregulloren e Punës së Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi Ekzekutiv i FBK-së, merr këtë:
VENDIM
1. Miratohet kërkesa e z. Faton Kurshumlija për lirim të përkohshëm nga detyrat e Komesarit të Garave për arsye personale, deri në një vendim tjetër të Bordit Ekzekutiv;
2. Z. Burim Koshi, anëtar i deritanishëm i Bordit të FBK-së, punëtor shumëvjeçar i basketbollit, ish-gjyqtar dhe delegat, ngarkohet me detyrat e ushtruesit të detyrës së Komesarit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, deri në një vendim tjetër të Bordit Ekzekutiv.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës falënderon z. Kurshumlija për punën e deritashme në organizimin dhe avancimin e basketbollit të Kosovës dhe i dëshiron suksese në aktivitetet që e presin.
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës i uron suksese dhe mbarëvajtje në organizimin e garave u.d. të Komesarit të Garave, z. Burim Koshi.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
Në emër të Bordit Ekzekutiv të Federatës së Basketbollit të Kosovës,
Arben FETAHU 22.01.2020, Prishtinë
Kryetar
Federata e Basketbollit të Kosovës