Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIM I KOMISIONIT DISCIPLINOR

  • VENDIM I KOMISIONIT DISCIPLINOR
  • VENDIM I KOMISIONIT DISCIPLINOR
24 March 2014

Në bazë të nenit 65 të Rregullores Disciplinore të FBK-së, Komisioni Disciplinor me datë 19 mars 2014 merr këtë:

VENDIM

z. Arbër Elshani, Kryetar i Klubit të Basketbollit Besa nga Peja, i shqiptohet masa disciplinore e ndalesës së kryerjes së detyrës në të gjitha aktivitet e FBK-së në afat prej gjashtë muajsh.

ARSYETIM

Komisioni Disciplinor ka pranuar Fletëparaqitjen e FBK me Ref. Nr. 127 datë 12 mars 2014 për inicim të procedurës disciplinore ndaj z. Arbër Elshani, për shkelje të supozuar si në vazhdim.

-Mospagesë të dënimit të shqiptuar nga ana e Komesarit të garave në vlerë prej 150 euro;
-Ofendim ndaj vëzhguesit Mehmet Xhemajli në rrjetin social (për të cilën është marrë ankesë nga FIBA);
-Ofendim të lojtarit të huaj Morakinyo ëilliams në rrjetin social (për të cilën është marrë ankesë nga FIBA);
-Ofendim të vazhdueshëm ndaj Komesarit të garave Bajrush Ademi si dhe Kryetarit të FBK-së Erolld Belegu.

Komisioni me datën 14 mars 2014 në pajtim me nenin 32 të Rregullores për Procedura Disciplinore ka shqyrtuar Fletëparaqitjen e z. Elshani me Ref. Nr. 132 datë 14 mars 2014, dokumentacionin tjetër përcjellës, ka ftuar të përmendurin në seancë dëgjimore për datë 19 mars 2014 në orën 16:00 (në të cilën i përmenduri nuk është paraqitur fare përkundër konfirmimit përmes e-mailit) si dhe ka marrë për bazë nenin 25 të Rregullores për Procedurat Disciplinore që ka të bëj me rrethanat lehtësuese me ç'rast morri vendim duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi sepse ndaj z. Arbër Elshani, është ofruar dhe prova relevante që vërtetojnë se të përmendurit duhet shqiptuar masa disciplinore.

Komisioni Disciplinor i FBK-së, pas administrimit të provave, dëshmive të ofruara dhe duke u bazuar në aktet normative në fuqi vendosi si në dispozitiv të këtij Vendimi.

Këshillë Juridike: Kundër këtij Vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese pranë Komisionit Arbitrar të FBK-së në afat prej tre ditësh nga dita e marrjes së këtij vendimi.

Komisioni Disciplinor: Fidan Hamiti, Nuredin Ibishi dhe Lulzim Fushtica.