Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIM PËR SHTYERJEN E NDESHJES SIGAL PRISHTINA-PEJA

  • VENDIM PËR  SHTYERJEN E NDESHJES SIGAL PRISHTINA-PEJA
12 October 2015

Në bazë të nenit 9.3.2 dhe 10.1 të Propozicioneve të Garave për edicionin garues 2015/06, dhe
kërkesave të KB Sigal Prishtina dhe KB Peja, Komesari i Garave merr

VENDIM

Aprovohet kërkesa për shtyerjen e terminit të zhvillimit të ndeshjes së xhiros së IV-të SIGAL PRISHTINA vs PEJA, e parapar të zhvillohet më 14/15 Tetor 2015, për shkak të pjesë pjesëmarrjes së Klubeve në Ligën Ballkanike;
Termini i ri per zhvillimin e kësaj ndeshjeje caktohet për ditën e hënë më 19 Tetor 2015.
Klubet e lartë cekura ndeshjet e xhiros së V-të do t` i zhvillojnë:

PEJA vs GOLDEN EGLE YLLI , të enjtën më 22 Tetor 2015, kurse
KERASAN PRISHTINA vs SIGAL PRISHTINA , të hënen më 26 Tetor 2015.

Arsyetim

Klubet e Superligës së Kosovës, KB Sigal Prishtina dhe KB Peja , kanë paraqit kërkesë që ndeshja e tyre e xhiros së IV-të e cila është paraparë të zhvillohet në mes të shtuhet për ndonjë termin tjetër

Duke patur parasysh faktin që këto dy ekipe në mesjavë do të zhvillojnë ndeshjet e parapara ndërkombëtare në Ligën Ballkanike kam marr Vendim si ne dispozitiv të këtij Vendimi.

Citat e neneve nga Propozicionet e Garave:
“9.3.2. Me marrëveshje të ekipeve në mungesë të terminit. Nëse kërkohet që kjo ndeshje të zhvillohet jashtë javës së rregullt sipas kalendarit të garave, e njejta DUHET të zhvillohet (me lejimin me shkrim nga Komesari i Garave) para fillimit të javës së ardhshme kalendarike për shkak të mbarëvajtjes së rregullt të garave”.
“10.1. Komesari i Garave mund të marr vendim për shtyrjen e ndeshjes në kërkesë të ekipit që gjatë javës do të zhvillojë ndeshjen e ligës ndërkombëtare por e njejta duhet të zhvillohet më së largu gjatë javës së ardhshme kalendarike”.