Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIME NGA MBLEDHJA E BORDIT TË FBK TË DATËS 02.11.2013

2 November 2013

Me datën 1 nëntor Bordi i FBK-së ka marrë këto vendime:

1. Në edicionin garues 2014/15 në ekipet e të gjitha kategorive të seniorëve të paraqiten së paku 2 lojtarë nën moshën 20 vjeçare dhe që të dytë së bashku duhet të kenë së paku 10 minuta lojë, kurse në edicionin vijues 2015/16 - 20 minuta lojë.

2. Që nga afati i ardhshëm kalues (dimëror) vetëm lojtarët e paisur me dokumente të Republikës së Kosovës mund të regjistrohen si lojtarë vendor në FBK.

3. Lojtarët me prejardhje shqiptare, që paraprakisht janë regjistruar në FBK si lojtarë vendor, do të vazhdojnë të gëzojnë statusin e lojtarit vendor deri në momentin e largimit nga klubi i regjistruar në FBK.

4. Udhëzohet Shoqata e minibasketit që para Vitit të Ri të organizojë një turne të grupmoshave U-12, kurse në marsin e vitit 2014 FBK do të fillojë kategorinë e re të garave në ligën e rregullt të gjeneratës U-12.

5. Të veprohet në mënyrën e reciprocitetit për dhënien e fletëlëshimeve nga ana e FBK-së. Për çdo fletëlëshim që del nga ana e FBK-së klubi apo personi i interesuar duhet të bëj pagesën në shumë prej 100€, e në rast të urgjencës, plus 100€. Ky rregull do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, 2014.

6. Me qëllim të organizimit më të mirë të klubeve Bordi i FBK-së ka vendosur që financiarisht t'i ndihmojë të gjitha ekipet e Ligës së parë te meshkujve dhe ETC ligës së femrave. Këtyre ekipeve në llogari do t'iu barten si ndihmë 5 këste nga 100€ në muajt garues: nëntor dhe dhjetor 2013, shkurt, mars dhe prill 2014.

7. Si stimulim shtesë, FBK do të shpërblejë:

a) Kampionin e Ligës së Parë me 1000€ (njëmijë euro);
b) Kampionin në ETC Ligën e Femrave me 1000€ (njëmijë euro);
c) Kampionët në Ligë të Juniorëve, Kadetëve dhe Pionierëve do të shpërblehen me nga 500€ (pesëqind euro);