Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIMET E BORDIT TË FBK-SË TË DATËS 15.09.2015

  • VENDIMET E BORDIT TË FBK-SË TË DATËS 15.09.2015
16 September 2015

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 15.09.2015 (e marte) ka diskutuar për një sërë çështjesh dhe ka miratuar këto vendime:


1. Bordi konstatoi se klubet e Superligës kanë përmbushur kriteret financiare për licencim ose kanë paraqitur dëshmi e garanci relevante për kryerjen e këtyre obligimeve. Rrjedhimisht Bordi vendosi që sistemi dhe kalendari i garave të Superligës për edicionin 2015/16 të mos ndryshojë.

Bordi konstatoi se në ligat tjera të meshkujve janë gjithsej dhjetë klube që kanë përmbushur kriteret financiare për licencim dhe ato janë: Newborn, AS Kastrioti, Rahoveci, Kalaja, Kaçaniku, Kosova, Lipjani, Megasports, Prishtina e Re dhe Fushë Kosova.

Klubet tjera të paraqitura për gara – Malisheva, Skenderaj dhe Drita nuk kanë përmbushur kriteret financiare për licencim për edicionin 2015/16 dhe nuk e kanë fituar të drejtën e garave për këtë edicion.
KB M-Junior ka tërhequr ekipin e seniorëve nga garat dhe do të garojë vetëm në kategoritë e reja.
Sa i përket çështjes së KB Besa, Bordi konstatoi se nuk ka kompetencë të ndryshojë vendimin e Komisionit Disiplinor dhe vendimi i KD për përjashtimin e KB Besa nga të gjitha garat për edicionin 2015/16 mbetet në fuqi.
Së këndejmi Bordi vendosi për në edicionin 2015/16 Liga e Parë e Kosovës të përbëhet nga 10 skuadra: Newborn, AS Kastrioti, Rahoveci, Kalaja, Kaçaniku, Kosova, Lipjani, Megasports, Prishtina Re dhe Fushë Kosova. Këto ekipe do të luajnë 18 xhiro në edicionin e rregullt dhe katër ekipet e para do të përfshihen në garat e play-off-it.


2. Bordi miratoi Propozicionet e Garave të ligave të seniorëve për edicionin 2015/16. Propozicionet e Garave me plotësime dhe ndryshime mund të shkarkohen në web faqen zyrtare të FBK-së, www.basketbolli.com dhe do t’u shpërndahen klubeve më 16 shtator 2015.


3. Bordi diskutoi situatën financiare në FBK dhe shkallën e zbatimit të marrëveshjeve me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport (MKRS). Kryetari Erolld Belegu njoftoi Bordin se FBK nuk ka pranuar ende as pjesën e parë të mjeteve që parashihen me Memorandumin e Bashkëpunimit me MKRS-në dhe realizimi i projekteve të paraqitura në memorandumin e lartëpërmendur varet drejtpërdrejtë nga sasia e mjeteve që do ti alokohen FBK-së dhe koha kur do të bëhet alokimi i mjeteve. Bordi edhe një herë kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm që të sigurojë që klubet të cilat kanë projekte të papërfunduara në MKRS, ti dorëzojnë dokumentet përkatëse në FBK sa më shpejt.


4. Bordi mori raportin e koordinatorit teknik për testimin e gjyqtarëve dhe vëzhguesve dhe klinikën e mbajtur në bashkëpunim me instruktorin e FIBA Evropës, Dragan Medan.
Bordi konstatoi se klinika ka qenë e suksesshme dhe organizimi i testimit ka qenë në nivel të lartë. Bordi inkurajon të gjithë gjyqtarët që nuk i kanë kaluar testimet herën e parë, të përgatiten për ri-testim, që do të mbahet pas Salamander Superkupës.


5. Bordi mirëpriti gatishmërinë e KB Peja për të organizuar ndeshjen e Salamander Superkupës, pasi paraprakisht kjo mundësi i ishte ofruar KB Peja dhe KB Sigal Prishtina si ekipet pjesëmarrëse në këtë ndeshje. 

Bordi autorizoi Sekretarin e Përgjithshëm që në afat sa më të shkurtër të bëjë të gjitha përgatitjet teknike për organizimin e kësaj ndeshjeje.