Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIMET E BORDIT TË SHGJFBK - 13.08.2015

18 August 2015

Bordi i Shoqatës së Gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 10.08.2015 morri këto vendime: 


1.Organizmi i testit për gjyqtarë dhe vëzhgues të mbahen me 12 dhe 13 shtator të vitit 2015; 

2. Për zbatimin e testit formohet Komisioni në përbërje: Luzlim Maloku, Bajrush Ademi dhe Alban Lumi; 

3. Caktohet anëtarësia : 

- për gjyqtarët e deleguar në Superligë dhe ligat e tjera shuma prej 20,00€; 
- për vëzhguesit e deleguar në Superligë dhe ligat e tjera shuma 15,00€ kurse 
- për gjyqtarët dhe vëzhguesit e kategorive të reja shuma prej 10,00€ ; 
- kandidatët që nuk do të kalojnë testin në këtë afat, pas një jave do të organizohet afati i dytë i testimeve, pagesa për këtë afat do të jetë prej 20 eurove për të gjitha kategoritë; 
- mjetet duhet t’i derdhin në xhirollogarinë e FBK-së, në TEB-Bankë: 20-11-0000875360-41, më së largu deri me 11 shtator. 

4. Gjyqtarët, që nuk e kanë kaluar moshën prej 33 vjec, e të cilët e kanë fituar më parë këtë thirrje, dhe që nuk kanë qenë aktiv në edicionin e fundit, mund ti drejtohen SHGJFBK-së në email-adresën: gjyqtaret@basketbolli.com, me kërkesë për ri-anëtarësim. Ndërkaq mbeti në fuqi “Vendimi i Janarit”, ku i kërkohet gjyqtarëve që kanë fyer apo kanë hedhur akuza të pabaza ndaj FBK-së dhe SHGJFBK-së, të kërkojnë falje publike. 
Kërkesa për kthim dhe kërkim falje, vlen deri me 21.08.2015, në ora 16.00. 
5.Gjyqtarët të cilët kanë pushuar aktivitetin e tyre më shumë se një edicion automatikisht do të renditen një kategori më të ulët, si dhe detyrohen të bashkëpunojnë sa më ngushtë me koordinatorin teknik, në mënyrë që ndryshimet e rregullave të dy viteve të fundit të mos i gjejnë në befasi. 


6. Nuk do të pranohet asnjë kërkesë për vëzhgues për të gjithë ata të cilët nuk e kanë ushtruar detyrën e vëzhguesit më tepër se një edicion garues, që nuk e kanë titullin e gjyqtarit dhe që janë mbi moshën 50 vjeçare. 



SH GJ F B K