Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIMI PËR DËNIMIN E TRAJNERIT AGRON BERISHA

  • VENDIMI PËR DËNIMIN E TRAJNERIT AGRON BERISHA
3 February 2016

Në bazë të raportit të vëzhguesit, prezencës së zyrtarëve të të FBK nga ndeshja e xhiros së VII të Superligës së Kosovës e zhvilluar më 31 Janar 2016 me fillim në ora 15,30 në Vushtrri ndërmjet KB “TREPÇA” – KB “GOLDEN EAGLE YLLI”, Komesari i Garave duke u mbështetur në nenin 55.3. të Propozicioneve të Garave për edicionin garues 2015/2016 e konform nenit 21 të Rregullores Disiplinore të Federatës së Basketbollit të Kosovës, merr këtë:

VENDIM
AGRON BERISHA, trajner i KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka, dënohet me ndalesë të përjetshme në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe detyrave tjera ne sportin e basketbollit në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës

ARSYETIM

Në çerekun e IV-të të ndeshjes Trepça vs Golden Eagle Ylli , 2.05 minuta pa përfunduar ndeshja te rezultati 73:70 në të mirë të KB Trepça, trajneri Agron Berisha pas ndëshkimit nga ana e gjyqwtarwve me gabim teknik e pastaj edhe me gabim diskualifikues , realizon sulm fizik ndaj gjyqwtarit Xhelal Mumini.Si pasojw gjyqwtari kryesor vendos ,me tw drejtw duke zbatuar PG ,tw ndwrpresw ndeshjen. 
Pas marrjes së deklaratave nga zyrtarët e ndeshjes dhe analizës të xhirimit televiziv të ndeshjes e duke u bazuar edhe në raport të Policisë së Kosovë është konstatuar se Agron Berisha ka kryer sulm fizik të rëndë duke shprehur vendosmëri në realizimin e sulmit ndaj gjyqëtarit të ndeshjes,përkatësisht zyrtarit të FBK-së. Agron Berisha ka ndjekur gjatë tërë fushës gjyqtarin, e ka goditur dhe ka tentuar më pas ta godas edhe më tutje duke e përndjekur gjyqtarin Mumini deri në fund të sallës,ku është mbrojtur nga zyrtarë tjerë të ndeshjes që intervenuan dhe I njejti ka shpëtuar me më pak pasoja. Në këto momente trajneri Agron Berisha është përpjekur të godas edhe më tutje gjyqtarin .Gjyqtari Mumini nga goditjet e Berishes ka pësuar lëndime trupore,te konstatuar edhe nga mjeku kujdestar në Shtëpin e shëndetit në Vushtri. Me këtë akt të turpërt ,trajneri dhe zyrtari I klubit Ylli,Agron Berisha ka bërë një akt të dënueshëm me aktet normative te FBK-së dhe ka dëmtuar jashtëzakonishtë rëndë në imazhin e sportit të basketbollit në vend dhe jashta vendit. Në bazë të së cekurave është marr Vendimi si në dispozitiv.

UDHËZIM  JURIDIK
Në këtë vendim pala e pa kënaqur ka të drejtë ankese në shkallën e dytë (Komisioni Arbitrar), në afat prej njëzet e katër orëve(24) , me deponim të 300 € në xhirollogarin e FBK-së (konform nenit 43.2. të Propozicioneve të Garave).

VENDIMI T'I DËRGOHET
1.Agron Berishës, trajner i KB Golden Eagle Ylli
2 KB Golden Eagle Yllit – Suharekë
3. Arkivit të FBK-së

Komesari i Garave, Bajrush Ademi

Prishtinë, 03/02/Prishtinë