Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIMI PER SHTYERJEN E NDESHJEVE TE SIGAL PRISHTINES ME BESEN DHE KASTRIOTIN

21 April 2014

Në bazë të nenit 10. Alineja 1. e Propozicioneve të Garave për edicionin garues 2013/2014, Komesari Garave merr

VENDIM

Ndeshja e Javës së XXV KB BESA – KB SIGAL PRISHTINA e paraparë të zhvillohet më 23/24.Prill shtyhet dhe e njejta do të zhvillohet më 07. Maj 2014;
Ndeshja e Javës së XXVI KB SIGAL PRISHTINA-KASTRIOTI E paraparë të zhvillohet më 26/27 Prill 2014 shtyhet dhe e njejta do të zhvillohet më 09 Maj 2014.

Arsyetim

Klubi basketbolistik SIGAL PRISHTINA ka fituar organizimin e FINAL-FOUR-it të Ligës Ballkanike ( BIBL) i cili do të mbahet prej 25-27 Prill në Prishtinë. E që ka rëdësi të madhe si për Klubin ashtu edhe për tërë basketbollin kosovar, me që jemi nën monitorimin e FIBA.

Pasi që terminet e zhvillimit të ndeshjeve kampionale të edicionit 2013/2014. të SUPERLIGA e Kosovës përputhen me terminet e FINAL-FOUR/it është vendosur si në dispozitiv të këtij Vendimi.

Vendimi t'i dërgohet:

1 x KB Besa – Pejë
1 x KB Kastrioti – Ferizajë
1 x Faqja zyrtare e FBK-së
1 x Arkivit të FBK-së

 

Komesari i garave,

Bajrush Ademi