Peja ka shënuar fitore dramatike në ndeshjen e tretë, në të cilën fituesi është përcaktuar vetëm pas kohës shtesë në këtë mesjavë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).
Verdhezinjtë të mërkurën mbrëma ishin nikoqirë të Sutjeska-s nga Nikshiqi i Malit të Zi, të cilën skuadër e mposhtëm me rezultta 76:74 (12:18, 12:17, 23:11, 17:18, 12:10).
Heroi i ekipit nikoqir ishte Alban Veseli, i cili shënoi trepikësh kur kishin mbetura vetëm edhe 1,5 sekonda deri në fund të kohës shtesë.
Me këtë fitore Peja tani ka bilanc prej 3 fitore e 1 humbje në Grupin B në Ligën Ballkanike, kurse Sutjeska vazhdon të jetë lidere e grupit me 4 fitore e 2 humbje.
Javën e ardhshme verdhezinjtë janë nikoqirë të Karpos Sokoli-t në Shkup, kurse ekipi nga Mali i Zi do ta vizitoj Tiranën.
Alban Veseli ka shkëlqyer në këtë mbrëmje me 21 pikë e 11 asistime, kurse Noah Dahlman ka kontribuar me 16 pikë në fitoren e Pejës dhe LaMarcus Reed ka shtuar 13 pikë e 13 kërcime.
Te Sutjeska më efikasit më efikasit ishin Jermayne Thomas me 15 pikë dhe Jayon James me 13 pikë.