Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vizita befasuese e Doellman-it i kënaqi fëmijët pjesëmarrës në Kampin e të Rinjve U-14

  • Vizita befasuese e Doellman-it i kënaqi fëmijët pjesëmarrës në Kampin e të Rinjve U-14
  • Vizita befasuese e Doellman-it i kënaqi fëmijët pjesëmarrës në Kampin e të Rinjve U-14
  • Vizita befasuese e Doellman-it i kënaqi fëmijët pjesëmarrës në Kampin e të Rinjve U-14
  • Vizita befasuese e Doellman-it i kënaqi fëmijët pjesëmarrës në Kampin e të Rinjve U-14
2 August 2016

Basketbollisti i Kombëtares A të Kosovës, Justin Doellman të martën e ka ndarë një pjesë të kohës së tij për t’i vizituar fëmijët pjesëmarrës të Kampit të të Rinjve U-14 që është duke u zhvilluar në Prishtinë.

Ky Kamp ka filluar më 1 dhe do të përfundoj më 5 gusht në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në mbështetje të FIBA-s e FIBA Europe, Raiffeisen Bank dhe MKRS-së.

Rreth 60 fëmijët pjesëmarrës të Kampit, i cili po udhëhiqet nga koordinatori i FBK-së për gjenerata të reja, Chris Dial u ekzaltuan me hyrjen e Doellman-it në palestrën “1 Tetori” duke mos iu besuar syve se janë duke e takuar njërin nga yjet më të mëdha të klubit të basketbollit Barcelona, por edhe të Kombëtares së Kosovës, për të cilin është shkruar, por edhe folur shumë në opinion në javët e fundit.

Doellman ishte i shoqëruar nga numri një i FBK-së, Erolld Belegu dhe nga koordinatori i Kampit, Chris Dial.

Doellman i përshëndeti fëmijët dhe ju uroj suksese në ditët në vazhdim, por njëkohësisht i inkurajoj për të punuar sa më shumë në mënyrë që në të ardhmen të bëhen basketbollistë dhe basketbolliste të nivelit të lartë.

Më pas fëmijët pjesëmarrës të Kampit shprehën dëshirën për t’i shtruar pyetje Doellman-it që kanë të bëjnë me lojën e basketbollit dhe kështu u krijua një atmosferë fantastike dhe relaksuese në palestër.

Pyetjet që iu bënë Doellman-it ishin: “Pse ka vendosur të luaj për Kosovën?”, “Cilën skuadër e pëlqen më së shumti?”, “Cili është reagimi i tij pas trepikëshit të shënuar?”, “Cila fazë e lojës i pëlqen më shumë, mbrojtja apo sulmi?”, “Kur do ta përfundoj karrierën, a do të bëhet trajner?” etj etj.

Doellman në fund të vizitës e theksoi se për të ishte kënaqësi e madhe të ndante kohën dhe të bisedonte me fëmijët e Kampit për basketbollin, por edhe për shkollën, ku iu sugjeroi fëmijëve të mësojnë sa më shumë.