Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vizitë e frytshme e dy zyrtareve të FIBA Europe

  • Vizitë e frytshme e dy zyrtareve të FIBA Europe
19 September 2016

 

Prej 17 deri më 19 shtator në Kosovë kanë qëndruar për vizitë dy zyrtare të FIBA Europe, Radmila Turner, Drejtoreshë për Marrëdhënie me Federata Kombëtare e FIBA Europe dhe Lena Lisiecki Koordinatore e Organizimeve në FIBA Europe.

Qëllimi i vizitës së dy zyrtareve të FIBA Europe ka qenë përcjellja nga afër e ndeshjes së gjashtë kualifikuese për Eurobasket 2017, Kosovë-Bullgari që është zhvilluar të shtunën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Turner dhe Lisiecki janë ndarë të kënaqura me pjesën organizative të ndeshjes, pra për nivelin e organizimit nga ana e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me bashkëpunëtorët e saj.

Po ashtu gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë dy zyrtaret e FIBA Europe kanë zhvilluar takime edhe me krerët e FBK-së,  në krye me kryetarin e FBK-së, Erolld Belegu ku kanë diskutuar rreth përvojave të fituara nga ana e federatës tonë në debutimin historik në kualifikimet për Eurobasket 2017, si dhe për paraqitjen e përfaqësueseve tona të reja në Kampionatet Evropiane (të dyja konkurrencat) të Divizioneve të ndryshme gjatë kësaj vere.

Në të njëjtën kohë në këto takime është diskutuar edhe mundësia e organizimit të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C në konkurrencën e meshkujve nga ana e FBK-së në korrik të vitit të ardhshëm. Turner dhe Lisiecki së bashku me zyrtarët e FBK-së i kanë vizituar objektet sportive në Prishtinë dhe ato të akomodimit në mënyrë që të shohin për nga afër se a ka kapacitet Kosova të jetë nikoqire e një eventi të tillë. Pas kthimit në Munih të dy zyrtaret do të bëjnë një vlerësim të përbashkët, ku do ta paraqesin në FIBA Europe dhe më pas do të merret vendimi për organizimin apo jo të kësaj ngjarjeje në vendin tonë.

Ndërkaq të dielën Turner dhe Lisiecki e kanë organizuar një Punëtori (Workshop) me stafin e FBK-së që ka të bëjë me përgatitjen sa më të mirë për organizimin e ndeshjeve kualifikuese  për Kampionat Botëror sipas kalendarit të ri të FIBA-s për gara me kombëtare që hyn në fuqi në 2017. Në Kampionatin Botëror “Kina 2019” do të marrin pjesë 12 ekipe nga Evropa, kurse në kualifikime marrin pjesë 32 ekipe.  24 ekipet pjesëmarrëse në “Eurobaket 2017” automatikisht janë pjesë e 32 ekipeve që garojnë në kualifikime për “Kina 2019”, që fillojnë në nëntor të vitit e ardhshëm. Të gjitha kombëtaret tjera që nuk do të marrin pjesë në “Eurobasket 2017”, gjatë muajit gusht të vitit të ardhshëm garojnë për tetë vendet tjera në dispozicion, për t’u bërë pjesë e 32 ekipeve që marrin pjesë në kualifikimet që fillojnë në nëntor 2017. Varësisht nga numri i ekipeve që paraqiten, do të dihet numri i grupeve dhe orari i ndeshjeve, kurse shorti do të hedhet në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm.