Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Xhiroja e fundit – me sy kah plejofi

  • Xhiroja e fundit – me sy kah plejofi
14 April 2015

Nesër dhe pasnesër zhvillohen ndeshje te xhiros XXVIII të ETC Superligës, që është xhiroja e fundit e sezonit të rregullt. Në letër, takimi derbi i xhiros është ai ndërmjet Kosova e Re Bashkimit dhe Pejës. Ky takim është paralajmërmim për gjysmëifnalen e plejofit, ku do të ballafaqohen pikërisht këto dy ekipe, që mbajnë pozitat 3 gjegjësisht 2 në tabelë.

Kosova e Re Bashkimi shënoi fitore kundër Trepçës në fundjavë  dhe do të tentojë që ta vë nën presion Pejën para dueleve në plejofit.

Në anën tjetër ekipi pejan, pasi u eliminua në gjysmëfinale të ligës ballkanike BIBL, është tërësisht i fokusuar që pas Kupës të fitojë edhe kampionatin e Kosovës, kështu që në fazën përfundimtare pritet të hyjë i motivuar.

Ky takim zhvillohet të mërkurën dhe fillon në ora 19:00.

Vëllaznimi është nikoqir i Besës në Gjakovë. Vëllaznimi e ka të sigurt pozitën e gjashtë në tabelë, kurse Besa të shtatën dhe dihet se ekipi pejan do të luajë plejaut për të mbetur në ETC Superligë.

Sidoqoftë, Vëllaznimi konsiderohet favorit dhe besohet se do të tentojë që para publikut të vet me fitore ta përmbyllë sezonin.

Takimi zhvillohet të mërkurën dhe fillon në ora 18:00.

Takimi ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës parashihej të ishte dueli vendimtar për plasmanin e njërit nga këto dy ekipe në plejof. Mirëpo, dy humbje të befasishme të Trepçës e kanë lënë këtë ekip jashtë plejofit. Ekipi vendës e ka të sigurt vendin e katërt, kurse Trepça do ta përfundojë edhe një sezon shumë të vështirë pa palestër të veten dhe pa mjete të mjaftueshme për rezultate të lakumeshme.

Ky takim zhvillohet të mërkurën në ora 19:00.

Dueli i vetëm që zhvillohet të enjten është ai ndërmjet të fundit dhe të parit në tabelë. Kastritoti për të cilin dihet se do të përfundojë në pozitën e fundit dhe Sigal Prishtina për të cilën dihet se do të jetë kampione e sezonit të rregullt do të ballafaqohen në atë që pritet të jetë një formalitet para përfundimit të sezonit të rregullt.

Sigal Prishtina dhe Trepça gjatë javës duhet të zhvillojnë edhe takimin e tyre të mbetur të xhiros XXVI para se të fillojnë garat e plejofit të ETC Superligës.