1 November 2015
Xhiroja e VII-të e Superligës së Kosovës në basketboll që është zhvilluar në këtë fundjavë ka përfunduar pa befasi. Bashkimi nga Prizreni e ka mposhtur Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 94:68, kurse Peja në "Karagaçi" e ka mundur Trepçën me shifrat 103:69 dhe Sigal Prishtina ishte skuadër më e mirë se Golden Eagle Ylli, ndaj të cilës skuadër ka triumfuar me rezultat 110:87.