Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Xhiroja më dramatike e sezonit!

  • Xhiroja më dramatike e sezonit!
3 November 2014

Dy ndeshje që u vendosën në aksionin e fundit dhe përfunduan me nga një pikë dallim dhe dy fitore të favoritëve, një në derbi dhe një në ndeshjen më të lehtë të ciklit të parë. Kështu mund të përshkruhet xhiroja e pestë e ETC Superligës së Kosovës në basketboll.

Në derbi Sigal Prishtina, ashtu siç edhe pritej, shënoi fitore kundër Trepçës. Kampioni aktual i Kosovës, i prirë edhe në këtë ndeshje nga Dardan Berisha u shkëput në rezultat duke krijuar epërsi dyshifrore qysh në çerekun e parë dhe më pas, e kontrolloi lojën tërë kohën duke shënuar në fund fitore me rezultat 93:70.

Vëllaznimi, pasi u eliminua nga Kupa, kërkonte që kundër Kosova e Re Bashkimit të shënojë fitore si vendës. Mirëpo, ekipi gjakovar ndeshjen e filloi dobët dhe mysafirët pas 20 minutave kishin 15 pikë epërsi. Të përkahur nga më shumë se 1000 tifozë dhe duke mos pasur çka të humbasin, gjakovarët rrezikuan dhe u kthyen në lojë për të hyrë me rezultat të barabartë në minutën  e fundit.

Në aksionin e fundit Vëllaznimi kishte dy gjuajtje të lira, nga të cilat Dino Hoxhiq shënoi vetëm të dytën, kurse 1,7 sekonda para fundit Kosova e Re Bashkimi ishte në gjendje të organizojë aksion dhe pas shënimit të Marojevicit të shënojë fitore 80:79.

Një ndeshje që pritej të ishte e fortë, por jo edhe kaq dramatike ishte dueli ndërmjet Besës dhe Golden Eagle Yllit.

Përderisa në pjesën e parë ekipet patën oscilime të mëdha në lojë (çereku i parë 18:26, kurse i dyti 25:14), më pjesën e dytë ekipi mysafir ishte shumë më stabil, madje në çerekun e katërt ishte në epërsi po thuajse të vazhdueshme.

Vendësit arritën dy herë ta barazojnë rezultatin, por jo të dalin në epërsi ,kurse në fund kur rezultat ishte 83:85, Manny Richardson i kishte dy gjuajtje të lira dhe rastin ta barazojë rezultatin. Ai shënoi vetëm një herë dhe Golden Eagle Ylli arriti fitoren e dytë këtë sezon, kurse Besa është një nga dy ekipet me 5 humbje nga 5 ndeshje.

Peja, ishte ekipi me punën më të lehtë këtë xhiro, meqë përballej me Kastriotin, ekipin që e rpet duelin e mesjavës me BEsën për të parë se kush nga këto ekipe do të arrij fitoren e parë këtë sezon.

Peja pjesën e parë të ndeshjes e përfundoi me rezultat 60:37 duke e siguruar fitoren dhe duke i mundësuar vetes komitet në pjesën e dytë. Në fund nënkampioni i Kosovës shënoi fitore 100:81.

Ndeshjet e xhiros së gjashtë të ETC Superligës zhvillohen në mesjavë, kurse palët rivale janë:

Kosova e Re Bashkimi - Trepça 

Golden Eagle Ylli - Sigal Prishtina 

Kastrioti - Besa 

Vëllaznimi - Peja