Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Xhiroja që vendos shumëçka

  • Xhiroja që vendos shumëçka
20 January 2015

Peja dhe Sigal Prishtina sot dhe nesër zhvillojnë ndeshjet e tyre të xhiros së fundit të fazës së parë të ligës ballkanike BIBL.

Peja në Karagaç është nikoqire e ekipit bullgar Rilski. Ekipi pejan ka gjasë teorike, që me fitore, ta përfundojë fazën e grupeve në pozitën e parë, nëse shënon fitore me më shumë se 8 pikë dallim dhe Kumanova mposhtet në dy ndeshjet e fundit.

Pavarësisht nëse përfundon ose jo si e para në grup, Peja në këtë ndeshje kërkon fitoren meqë në ndeshjen e vet të fundit u mposht nga Teodo dhe humbja e dytë me radhë në fillim të pjesës së dytë të sezonit mund të shkaktojë shumë probleme për trajnerin Boris Kurtovic dhe klubin pejan.

Në anën tjetër Rilski është ekip që ka shënuar fitore në ndeshjen e parë me rezultat 105:98 dhe ka bërë më pak ndryshime se Peja në përbërje dhe shpreson se mund të triumfojë në Pejë dhe më pas në duel me Kumanovën të kërkojë pozitën e parë në grup.

Ndeshja fillon në ora 19:30.

Sigal Prishtina nesër në Pallatin e Rinisë është nikoqire e Kozhuvit. Ekipi nga Gjevgjelia e ka të siguruar pozitën e parë në grup dhe në Prishtinë udhëton për prestigj meqë deri më tani ka gjashtë fitore dhe asnjë humbje, kështu që do të tentojë të mbajë bilancin perfekt.

Kozhuvi ka shënuar fitore në duelin e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve, kurse Sigal Prishtina në duelin e parë të këtij viti ka pësuar nga Craiova në Rumani dhe do të kërkojë që eventualisht para shikuesve të vet të shënojë fitore dhe të përforcohet në pozitën e dytë në tabelë.

Kampioni aktual i Kosovës po ashtu ka paralajmëruar edhe ndryshime të tjera në përbërje për këtë ndeshje dhe mund të paraqitet me gjithsejtë pesë lojtarë të huaj meqë në këtë ndeshje pritet të debutojë edhe amerikani Julius Coles.

Ndeshja zhvillohet nesër dhe fillon në ora 19:00.