Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Trepçën me rezultat 92:78 dhe kështu e ka përmbyllur edicionin e rregullt në ETC Superligën e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme. Therandasit të motivuar pas sigurimit të një vendi në fazën e “play-off”-it ia dolën që edhe në përballje me mitrovicasit të tregojnë lojë të mirë, e cila në fund ua solli triumfin më se të merituar. Në anën tjetër për Trepçën kjo humbje ndoshta nuk ishte dëshpërimi më i madh, pasi që ditë më parë kjo skuadër nuk arriti ta siguroj një vend në garat shtesë, gjë që nuk i ka ndodhur tash e sa kohë.