Golden Eagle Ylli ka mundur Bashkimin 89:79 (26:19, 24:21, 18:20, 21:19) në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Vendasit e kanë nisur mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 26:19, derisa më të mirë ishin edhe në periudhën e dytë, që e fituan 24:21, duke shkuar në pushim me dhjetë pikë epërsi, 50:40. Therandasit e ruajtën epërsinë në pjesën e dytë, ku çereku i tretë përfundoi 18:20, derisa ai i fundit 21:19 dhe Ylli fitoi në fund me rezultat 89:79.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Samir Zekiqi me 25 pikë e pesë kërcime, Altin Morina me 17 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime, si dhe Alante Fonter me 17 pikë dhe katër kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Terik Bridgeman me 25 pikë e 14 kërcime, Corey Ross dhe Stevie Clark me nga 19 pikë.
Tashmë të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe tri humbje.