Sonte janë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-it në Superligën e Kosovës në basketboll, me Z Mobile Prishtinën dhe Rahovecin që fituan, duke hedhur një hap të sigurt drejt finaleve.
Z Mobile Prishtina ka arritur një fitore të lehtë ndaj Bashkimit me rezultat 111:74.
Dardan Berisha me 24 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime dhe Fisnik Rugova me 17 pikë, 5 kercime e 1 asistim ishin më të merituarit për fitoren e Z Mobile Prishtinës, ndërsa te Bashkimi më i dalluari ishte Lamar Wofford me 21 pikë, 9 kërcime dhe 2 asistime.
Në anën tjetër, Rahoveci ka fituar në udhëtim te Golden Eagle Ylli me rezultat të ngushtë 93:96 në ndeshjen e pare gjysmëfinale.
Fredrick Richardson me 25, Arian Qallaku me 22 dhe Deshon Minnis me 21 pikë ishin më efikasit te Rahoveci. Te Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte Garrius Holoman me 33 pikë, 8 kërcime dhe 2 asistime.