Z Mobile Prishtina të mërkurën mbrëma ka regjistruar humbje në Hungari nga Szolnoki Olaj në kuadër të Grupit I në FIBA Europe Cup. Takimi ka përfunduar me shifrat 89:76.
Më i dalluari te Z Mobile Prishtina ishte Dardan Berisha që shënoi 31 pikë, e pati edhe 4 kërcime e 8 asistime, kurse te Szolnoki Olaj më efikasi ishte David Vojvoda, i cili shënoi 19 pikë.
Në xhiron e fundit në Grupin I, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës do ta luajë ndaj ekipit turk Pinar Karshiyaka. Kjo ndeshje do të luhet më 6 janar në ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Dy ekipet e para avancojnë në 1/8 e finales të FIBA Europe Cup.