Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore të dielën mbrëma ndaj Boreas me rezultat 82:59 (28:17, 20:14, 19:15, 15:13) në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Më të dalluarit te Z Mobile Prishtina ishin Valon Bunjaku me 14 pikë, 4 kërcime e 2 asistime, Dardan Berisha me 13 pikë e 3 asistime dhe Khalid Boukichou me 12 pikë, 11 kërcime e 5 asistime.
Në anën tjetër te Borea më efikasit ishin Beq Kovaqi me 16 pikë, 7 kërcime e 8 asistime, Patrick Wrencher me 12 pikë e 15 kërcime dhe Shpend Gashi me 10 pikë.