Pas pezullimit të Shoqatës së Gjyqtarëve tëFederatës së Basketbollit të Kosovës nga ana e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës për shkak të mos-harmoznimit me kohë të Rregullorës me Statutin e Ri të sajë, sot me 02.04.2014 në lokalet e FBK-së u mbajtë mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit SHGJFBK-së . Ky takim u thirr edhe me nënshkrimin e 2/3 të kuvendareve. Në këtë Kuvend me Vendim të SHGJFBK morën pjesë 20 kuvendarë (5 vezhgues te Listës A, 10 gjyqtarë të Listës A përkatësisht 5 të Listës B si dhe gjyqtarët dhe vëzhguesit që ishin prezent.
Këtë takim e udhëhoqi anëtari më i vjetër Nexhdet Hoxha. Fillimisht nga kuvendarët u miratua ndryshimi i Rregullorës, duke e harmonizuar me Statutin e Ri të FBK-së. Ndërkaq më pas me shumicë të votave Kryetar i ri i SHGJFBK-së,pa asnjë votë kundër, u zgjodh vëzhguesi, Lulzim Maloku, Anëtarë të bordit u zgjodhën, Azem Hoxhaj, Burim Koshi, Hajradin Zeka dhe Daut Mehmeti. Bordi i ri emroi edhe sekretarin e SHGJFBK-së, gjyqtarin Faton Kurshumliu.
Njëkohësisht Kuvendi i ri kërkoi nga Bordi I FBK- së që të anulojë Vendimin mbi pezullimin e SHGJFBK pas harmonizimit të Rregullorës së SHGJBK.
BORDI I SHGJFBK
P r i sh t i n ë,