Përfaqësuesja U-16 e Kosovës të premten ka pësuar humbje nga Zvicra me rezultat 71:65 (17:20, 9:15, 20:14, 25:16). në luftë për pozitat 17-20 në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë.
Në dy çerekët e parë ishte Kosova ajo që e diktonte ritmin e lojës, e këtë e dëshmon më së miri edhe rezultati pas 20 minutave lojë 26:35 në favor të djelmoshave tanë.
Mirëpo në pjesën e dytë gjërat ndryshuan në parket dhe kështu skuadrat i ndërruan rolet, pasi tani ishte Zvicra ajo që e diktonte ritmin e lojës dhe kështu në fund iu gëzua fitores me 6 pikë dallim.
Të shtunën, që është edhe dita e fundit e Kampionatit Evropian U-16. Divizioni B, Kosova do të përballet me Luksemburgun me fillim nga ora 15:00 në luftë për pozitat 19-20.
Në fazën e grupeve Përfaqësuesja jonë fitoren e vetme e ka shënuar pikërisht kundër Luksemburgut.